Shkëndija e Tetovës ka fituar me rezultatin 1-2 në frymën e fundit në transfertën kundër Sileksit. Ishte kapiteni Ibrahimi ai që shënoi në shtesë golin që u dha tre pikët tetovarëve. Ndeshja u zhbllokua shpejt, teksa ishte Bojku ai i cili shënoi për Shkëndijën.
Kuqezinjtë e mbyllën në avantazh pjesën e parë, por nga fundi i ndeshjes e pësuan, Në të 81’ Grozdanoski shënoi golin e barazimit. Sigurisht Shkëndijës nuk i shkonte për shtat rezultati dhe me Ibraimin gjetën golin në shtesë.
Fitore edhe për skuadrën tjetër shqiptare: Shkupin. Kundër Makedonija GP arritën të shënojnë dy herë, por edhe miqtë nuk qëndruan duarkryq, pasi e realizuan golin e barazimi të përkohshëm. Humbje për Renovën, që me Belasicën në shtëpi u thye me rezultatin 0-2.
MAQEDONI LIGA 1 – Java 6
Renova-Belasica 0-2
Shënues: Serafimovski 70’, Ivanovksi 85’
Shkupi-Makedonija GP 2-1
Shënues: Muharem 10’, Ilijoski 75’ (pen.) / Kirovksi 54’
Sileks-Shkëndija Tetovë 1-2
Shënues: Grozdanoski 81’ / Bojku 14’, Ibraimi 92’