Zllatan Ibrahimoviç është ndër ata futbollistë që ka fjalët i ka të shumta, por në të njëjtën suedezi është edhe një njeri i veprave. Sulmuesi e ka shprehur në shumë raste se mendon që është lojtari më i mirë në kampionatin amerikan “MLS” dhe me paraqitjen e pabesueshme të bërë në derbin e qytet Los Angeles, askush s’mund ta kundërshtojë suedezin.
Ibrahimoviç udhëhoqi Los Angeles Galaxy drejt fitores në derbin me Los Angeles FC. 37-vjeçare shënoi të tre golat e fitores 3 – 2 të ekipit të tij. Klasi nuk mund të mungonte në asnjë prej finalizimve, sidomos në rastin e parë.
Në golin e dytë Ibrahimoviç tregon aftësitë në duelet ajër, ndërsa në golin e tretë e majta e suedezit është po aq “vrastare” para portës sa dhe këmba e tij e preferuar. Me tripletën e realizuar në derbi Ibrahimoviç kap shifrën e 17 golave në po kaq ndeshje të “MLS”.
Los Angeles Galaxy 3 – 2 Los Angeles FC
Shënues: Ibrahimoviç 8’, 56’, 70’ / Vela 4’ (pen), 90+7’