Ibra paralajmëroi diçka speciale, bastet çojnë yllin e Totenhemit te Junajtid!

Para pak ditësh Zllatan Ibrahimoviç postoi një mesazh në Instagram, ku paralajmëronte diçka interesante për tifozët e Mançester Junajtid: “Bëhuni gati për sezonin, sepse diçka speciale do të ndodhë. Bosi po gatuan diçka. Po e mbajmë sekret, shijojeni”.

Natyrisht, një deklaratë e tillë ka futur ethet te tifozët e Junajtid, por nuk ka asnjë indicie nëse bëhet fjalë për ndonjë blerje të madhe.

Megjithatë, sot ka ndodhur diçka e çuditshme, sepse kompania e njohur PaddyPower ka ulur ndjeshëm kuotat për transferimin e Herri Kejnit te Mançester Junajtid.

Këpuca e Artë e Botërorit 2018 kuotohej 34 deri dje, ndërsa sot kuota ka rënë në 5. PaddyPower ka shpjeguar se rënia e koeficientit ka ardhur për shkak se shumë njerëz kanë vendosur bast që Kejn shkon te Junajtid, edhe pse askush në media nuk ka folur për diçka të tillë, ndaj është diçka që ka befasuar kompaninë, edhe pse Reali i Madridit mbetet po ashtu favorit për të marrë yllin e Totenhemit, me kuotën 5.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *