Skënderbeu triumfon në miqësoren e radhës, vendos “ylli” vlonjat

Skënderbeu vijon me shumë intensitet përgatitjet në Korçë. Skuadra e Orges Shehit ka zhvilluar një tjetër test miqësor ditën e sotme në stadiumin e qytetit.

Juglindorët kanë triumfuar minimalisht ndaj Trepçës 89’ me një gol të bukur të Dejvi Bregut, që në minutën e 22-të. Vlonjati e nis në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në Korçë, pasi e gjen rrugën e rrjetës që në ndeshjen e tij të parë nën fanellën e “ujqve”.

Tek Skënderbeu besojnë shumë se ylli i këtij edicioni do të jetë pikërisht Bregu, i cili po ashtu ka besim se në Korçë do të bëjë një tjetër hap të madh në karrierë.

Këtë verë Skënderbeu nuk kishte fituar asnjë miqësore dhe ende nuk kishte shënuar, ndaj goli i Bregut është edhe një “thyerje e akullit”, pavarësisht se sulmi ka ende probleme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online