Zllatan Ibrahimoviç është ndër ata lojtarë, që nuk “hap rrugë” edhe sikur të jetë në faj . Sulmuesi suedez u përfshi në një debat me tone të larta me kapitenin e Torontos, Majkëll Bredli. Në konferencën pas përfundimit të ndeshjes që u fitua nga skuadra kanadeze 5-3, Ibra, nuk harroi të “thumbonte” ish-mesfushorin e Romës.
“Bredlit i duket vetja sikur është ndonjë filozof futbolli. Më duket se ai harron se unë kam shënuar më shumë gola se ai ka luajtur ndeshje gjatë të gjithë karrierës së tij. Këtu ligjin e bëj unë” tha 36-vjeçari, duke mos e fshehur arrogancën që e ka karakterizuar gjatë të gjithë karrierës së tij.
After the game, Zlatan said this about Michael Bradley:
"He thinks he’s the philosopher of football. I have more goals than he has games. He should follow my rules."
— USMNT Only (@usmntonly) September 16, 2018