Ibra jo më në hijen e Gashit, 37-vjeçari merr kontratën rekord

Pak kohë më parë bëri bujë lajmi se Zllatan Ibrahimoviç paguhej vetëm 1.2 milionë euro nga klubi i La Galakxy. Sulmuesi suedez paguhej më pak se lojtari i kombëtares shqiptare Shkëlzen Gashi, i cili aktivizohet në po të njëjtin kampionat.

Arsyeja pagën relativisht të vogël ishte një marrëveshje midis tij dhe klubit për të ardhurat nga të drejtat e përdorimit të emrit të lojtarit. Së fundmi ky ngërç ka marrë fund, kjo falë rinovimit të pak ditëve më parë.

Me kontratën e e re sulmuesi 37-vjeçar është bërë lojtari më i paguar në kampionatin amerikan “MLS”, me një pagë sezonale preh 7.5 milionë dollarësh në sezon mbas taksave. Ibrahimoviç “parakalon” italianin Sebastian Xhovinko, i cili kryesonte listën e më të paguarve prej tre sezonesh me pagën e tij prej 7 milionë dollarësh në sezon.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *