Ia sheh të mirën punës së Dukës, Veliaj hedh ide të re: Italianë mos rrini në shtëpi, hajdeni në Tiranë çdo fundjavë se e keni me 1/3 e çmimit

Shqipëria pret për herë të parë në historinë e saj finalen e një kompeticioni europian. Trofeu i Ligës së Konferencës do të ngrihet për herë të parë në qiellin e “Air Albania”-s, pavarësisht se rruga për të mbërritur deri këtu nuk ka qenë e lehtë. Sidomos pas ndërhyrjes së politikës në zgjedhjet e FSHF-së, që çoi deri në rrezikimin e zhvillimit të kësaj finaleje në Tiranë.

Erion Veliaj doli hapur kundër Armand Dukës pak muaj më parë, por tani ka nisur t’ja shohë të mirën punës së këtij të fundit. FSHF siguroi këtë event historik për Shqipërinë, që do të sjellë një përfitim të madh edhe në aspektin ekonomik, teska rreth 90 mijë tifozë pritet të vijnë në kryeqytet më 25 maj. Në një intervistë të dhënë për “Il Diabolio e il Divino”, kryebashkiaku i Tiranës ka ftuar tifozët italianë të vijnë në vendin tonë, duke i joshur me çmimet e lira.

“Jam i sigurt që do të lëmë përshtypje të mirë. Jam i bindur se do të jetë një festë e bukur. Tirana është qyteti më i mirë i lidhur me Italinë pas Romës dhe Milanos. Për shumë italianë është më lirë të vish këtu në fundjavë sesa të rrish në shtëpi, sepse hani e pini si në Itali me një të tretën e çmimit. Janë 25 mijë italianë që banojnë në Tiranë dhe disa shkojnë e vijnë me fluturime ‘low cost’ dhe jam i bindur se ata që vijnë do të dashurohen me shikim të parë”, ka thënë ndër të tjera Erion Veliaj./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online