VIDEO/ Skena të pazakonta në Premier League, tifozët e Everton futen në fushë për të festuar me lojtarët në minutën e 85 për përmbysjen e madhe

Everton do të luajë në Premier League edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht vështirësisë së madhe që ndodhej ku diskutohej rënia në Championship. Në ndeshjen e prapambetur të javës, Everton ishte i dënuar për të fituar dhe e mbylli pjesën e parë ndaj Crystal Palace në shifrat 0-2.

Por më pas do të vinte përmbysja e madhe nga ana e ekipit të Lampard. Calvert do të shënonte golin e tretë në minutën e 85 dhe solli skenat e pazakonta në Premier League. Tifozët kanë hyrë në fushën e blertë për të festuar me lojtarët pasi gjithë tensionit të mbartur për një rënie të mundshme nga elita. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online