“I UNITED IT”, Ibrahimoviç zyrtarizon firmën angleze

Më në fund Zllatan Ibrahimoviç e ka vendosur: e ardhmja e tij është sërish te Mançester Junajtid.

Sulmuesi i famshëm suedez ishte pa ekip prej 1 korrikut, pasi kontrata e tij me Junajtid përfundoi dhe dëmtimi i rëndë pësuar pa mbyllur sezoni vendosi në dyshim të ardhmen e tij.

Megjithatë, magjistari suedez po riaftësohet me ritme fantastike dhe Zhoze Murinjo dëshiron ta ketë në ekip, duke shpresuar që suedezi do të jetë “top” në pranverë, kur të nisi sprinti final për trofetë e mëdhenj.

Me një postim në rrjetet sociale, Ibra shfaqet duke i dhënë dorën “Djallit”, ndërsa shkruan: “I UNITED it”, një lojë fjalësh për “U bashkova me United”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online