Milani po kërkon prej kohësh një qendërmbrojtës. Kuqezinjtë e kanë gjetur atë në Brazil, tokë që i ka dhuruar gjithnjë futbollistë cilësorë atyre. Leo Duarte është 23 vjeç, luan si titullar fiks i Flamengos dhe ka cilësi të mëdha në fazën defensive.
“Globoesporte” raportoi para tre ditësh se akordi mes dy klubeve është arritur dhe Milani do të derdhë në arkat e klubit brazilian 12 milionë euro. Diçka e tillë është konfirmuar edhe nga trajneri i Flamengos.
“Jam shumë i sigurt që Duarte do të bëjë mirë te Milani”, është shprehur Horge Zhezus, duke “zyrtarizuar” në një farë forme transferimin e Duartes në Milanelo.