I shkruan gabim mbiemrin, Roben kujton pse refuzoi ofertën e Ajaksit

Në futboll ashtu si në çdo fushë tjetër të jetës vendosin detajet. Arjen Roben do të përballet nesër në “Allianz Arena” ndaj Ajaksit të Amsterdamit, klubit të vendlindjes për të cilin nuk ka luajtur kurrë, por ka qenë shumë pranë.

Në konferencën për shtyp para takimit të nesërm, 34-vjeçari ka kujtuar një episod në fillimet të karrierës së tij, që ka bërë që në dhomën e konferencave të shpërthejnë të qeshurat. Ngjarja ka ndodhur 16 vite më parë, kur Roben ishte ndër talentet më premtues në Holandë”.

“Kur isha 17-vjeç fillova të kisha oferta nga klube të ndryshme, ndër to dhe Ajaksi. Ata më dërguan një ofertë, por në të gjitha dokumentet ma kishin shkruar mbiemrin gabim, nuk më pëlqeu kjo gjë dhe prandaj vendosa të transferohem te PSV-ja”, tha Roben .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *