Barcelona dhe Visel Kobe kanë krijuar një marrëdhënie shumë të ngushtë gjatë dy sezoneve të fundit, me shumë lojtarë blaugrana që kanë zbarkuar në klubin japonez. Pas Iniestës, Serxhi Samper dhe David Vija, është Tomas Vermalen “katalanasi” i radhës që i bashkohet kësaj skuadre.
Belgu për dy vitet e ardhshme do të jetë pjesë e klubit nga Kobe. Ai ka firmosur marrëveshje dyvjeçare shifrat e së cilës nuk bëhen akoma të ditura. Vermalen ishte i lidhur me një kalim ne Katar te Al-Arabi, por cilësia më e lartë e futbollit japonez e shtyu të zbarkonte në Azi.
Më parë atë e kishte kërkuar edhe Vinsent Kompani te Anderlehti, por oferta e ulët financiare nuk e bindi 33-vjeçarin. Vermalen me Barcelonën regjistron 53 ndeshje zyrtare dhe një gol të shënuar. Mbrojtësi gjatë katër sezoneve në “Camp Nou” fitoi nëntë trofe.