Skënderbeu zbret në fushë, ja kur nisin përgatitjet e sezonit të ri

Skënderbeu është gati të nisë përgatitjet për sezonin e ri. Klubi korçar ka reaguar me anë të një postimi në faqen zyrtare, duke zbuluar ditën e rikthimit të ekipit në stërvitje.

“Ujqërit” do të zbresin në fushë ditën e hënë. 29 korriku i sheh bardhekuqtë në fushën e blertë dhe përgatitjet do të vazhdojnë në resortin Tropikal në Durrës, që ka qenë baza e ekipit korçar në këto vite.

Skënderbeu është pa trajner për momentin, ndërsa ka lajmëruar largimin nga klubi edhe presidenti Takaj. E ardhmja e juglindorëve është në udhëkryq, por të hënën do të hidhet hapi i parë për nisjen e përgatitjeve të sezonit të ri.

Skënderbeu është këtu. Do të jetë gjithmonë këtu. Edhe nëse krijohet një ekip tjetër që do përfaqësojë Korçën, ky stadium kjo histori do të qëndrojë e tillë e palëvizur derisa Skënderbeu të rikthehet sërish në elitën e futbollit dhe të diktojë sërish modelin e suksesit për shqiptaret. Por, që për momentin nuk mund të pranojmë të jemi thjesht fasada e kampionatit, ndërsa me një ekip tjetër do të vijojmë të mbushim me lavdi këtë qytet dhe të ecim në gjurmët e Skënderbeut”, theksoi Takaj gjatë takimit me tifozët korçarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online