Përballje “e hekurt”: Toronto Raptors-Golden State Warriors. Në fund janë dashur shtesat dhe kanadezët kanë fituar me rezultatin 131-128. Kampionët në fuqi presin të rikthehet Stephen Curry, ndërkohë që Kevin Durant ka qenë në një formë të shkëlqyer. Gjithsesi 51 pikë, 6 asistet dhe 11 topat e rikuperuar nuk kanë mjaftuar për kampionët në fuqi.
Durant ishte ai që e çoi në shtesë ndeshjen, duke realizuar për tre pikë në fund dhe koha e rregullt u mbyll 119-119. Në parket festoi edhe Curry, por shtesat folën për Raptors që arritën të shënonin më shumë dhe të regjistronin fitoren e 19-të sezonale. Kawhi Leonard spikati me 38 pikë të shënuara.
LeBron James udhëhoqi Los Angeles Lakers drejt fitores 104-96 kundër Indiana Pacers. “Mbreti” realizoi 38 pikë për skuadrën e tij, që e nisi vrullshëm dhe shënoi 17 pikë më shumë se Pacers në periodën e parë. Reagimi i miqve erdhi menjëherë, pasi diferenca u ngushtua. Dy periodat e fundit ishin thuajse të barabarta dhe në fund Lakers festuan fitoren e 12-të.
Marshojnë Los Angeles Clippers. Triumfi i 15-të, këtë herë në transfertë kundër Sacramento Kings. Nisje e vrullshme, teksa perioda e parë u mbyll 26-42. King në të dytën befasuan, pasi realizuan 42 pikë, kundrejt 29 të Clippers. Diferenca ishte vetëm tre pikë pas gjysmës së parë të takimit.
Në dy periodat e tjera Clippers ishin më lart, duke fituar 25-30, 28-32. Në fund rezultati i përgjithshëm ishte 121-133. Tobias Harris dhe Montrezl Harrell ishin ata që spikatën, teksa shënuan 28 dhe 24 pikë për skuadrën mike.
Toronto Raptors-Golden State Warriors 131-128
Los Angeles Lakers-Indiana Pacers 104-96
Sacramento Kings-Los Angeles Clippers 121-133