I nënshtrohet testit anti-doping, Bolt: E keni seriozisht?

0

Usain Bolt po shijon eksperiencën si futbollist dhe po jep maksimumin për ekipin e Central Coast Mariners në Australi. Para disa ditësh ai shënoi një dopietë në miqësore, ndërsa një vizitë e papritur i ka ardhur nga Federata e Futbollit Australian. Bolt i është nënshtruar një testi anti-doping.

Kjo ka sjellë reagimin e njeriut më të shpejtë në botë, i cili ka komentuar në rrjetet sociale, duke postuar dhe

Siç e dini, unë jam tërhequr nga atletika dhe tani po përpiqem të bëhem një futbollist profesionist, por shikoni pak këtu. Si mund të bëj një test sot? Nuk jam akoma një futbollist profesionist… Jo, e keni seriozisht?”, komenton i revoltuar xhamajkani.

Letra e kryerjes së testit anti-doping

Rekordmeni botëror i garës së 100-metrave në atletikë (9.58 sek) dhe asaj të 200 metrave (19.19 sek) vazhdon të shpjegojë episodin në fjalë: “I kërkova zonjës që më bëri analizat se pse duhet të kryeja një test të tillë, kur nuk kam firmosur akoma një kontratë me klubin? M’u përgjigj se jam një atlet elite dhe prandaj duhet t’i nënshtrohem kontrollit”, përfundon 8-të herë fituesi i medaljeve të arta në Olimpiadë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.