Elton Kale është lodhur me situatën e krijuar te Flamurtari. Braziliani, i cili ka Kukësin mes shumë peripecive, mezi po pret që të mbarojë sezoni dhe të largohet. Sulmuesi anësor shpesh ka ngacmuar përmes rrjeteve sociale, në lidhje me çështjen e pagave.
Tanimë nuk i përmend më, por vetëm tregon dita-ditës se mezi pret fundin e muajit. Përfundimi i kontratës me vlonjatët e liron atë dhe më pas pritet të kthehet në atdhe, ndoshta për të mos u kthyer sërish në Shqipëri.
Në fakt me cilësitë e tij ai mund të luajë në skuadra të rëndësishme në Superiore dhe të bëjë mirë. Në Vlorë ai është përpjekur shumë, por në një situatë të tillë ku lojtarët nuk paguhen prej muajsh, është e vështirë të kuptosh se sa është kapaciteti i lojtarëve.