I dha Interit kupën e 9 në histori, Inzagi nuk mjaftohet me Kupën e Italisë: Champions-i? Luajmë për gjithçka

Simone Inzagi i ka dhënë sot Interit Kupën e Italisë numër 9 në historinë e klubit. Zikaltrit mposhtën Fiorentinën 1-2 në finale, duke fituar kështu trofeun e dytë në këtë sezon. Pas ndeshjes, Inzagi ka folur për “Mediaset’-in, ku është shprehur se donte të rikonfirmonin kupën e vitit të shkuar. Sa i përket finales së Ligës së Kampionëve, trajneri I Interit nënvijëzon se ekipi i tij do të luajë për gjithçka.

“Jam i lumtur. Ne donim të rikonfirmonim kupën e vitit të kaluar, djemtë ishin të mirë dhe Fiorentina na shqetësoi shumë. Ne e nisëm me qasjen e gabuar, pastaj djemtë ishin në lojë dhe shënuan dy gola. Ne mundëm një kundërshtar të vlefshëm. Ne duam të luajmë gjithçka. Së pari ligën dhe më pas Stambollin: një sezon i mrekullueshëm”, ka thënë Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online