Nga 0-3 në 3-3! Çmenduri dhe emocione të forta për mesfushorin e Shqipërisë, po luftojnë për “jetë a vdekje” në La Liga

Një ndeshje shumë emocionuese ka përfunduar në La Liga mes Espanjolit dhe Atletiko Madrid. Ekipi ku gjendet edhe Keidi Bare, Espanjol, po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit spanjoll teksa ndodhet në vendin e parafundit.

Në mbrëmjen e sotme ky ekip është ndeshur me Atletico Madrid që tani ka kaluar në vendin e tretë, duke u parakaluar nga Real Madrid. Skuadra e Simeones kaloi në avantazhin 0-3 pas realizimit të Carrasco në minutën e 46.

Kur të gjithë u menduan se ndeshja u mbyll, për 15 minuta u shënuan 3 gola nga Espanjol. Montes në të 64, Joselu në të 76 dhe Vinicius Souza në të 79 do ta barazonin rezultatin në 3-3. Emocione të forta te Espanjol që tentoi përmbysjen e madhe në fund, por pa ia dalë. Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit, Espanjoli ka tre pikë më pak se Cadiz i vendit të 17, që të siguron mbijetesën në La Liga. Sa i përket Keidi Bares, mesfushori shqiptar ka qëndruar në stol në mbrëmjen e sotme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online