E fundit/ Lautaro Martinezi i jep Interit një tjetër trofe, zikaltrit shpallen fitues të Kupës së Italisë

Kupa e Italisë ka shkuar në duart e lojtarëve të Interit. Pas Superkupës, zikaltrit kanë fituar një tjetër trofe këtë sezon. Skuadra e Inzagit ka mposhtur me rezultatin 1-2 Fiorentinën në finale. Vjollcët gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 3-të të ndeshjes, por brenda pjesës së parë do të vinte edhe përmbysja e Interit.

Ishte Lautaro Martinezi ai që i dha trofeun Interit, teksa me dy golat e tij, fillimisht në minutën e 29 dhe më pas në të 37-n, përmbysi rezultatin ndaj Fiorentinës dhe vulosi fitoren e skuadrës së tij. Interi vazhdon të mbajë lart nivelin në këtë fund sezoni, ku në pak javë e pret një tjetër finale, edhe më e rëndësishme se kjo e sotmja, ajo e Ligës së Kampionëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online