“I dashur top, jam gati”, Skënderbeut i rikthehet një lojtar

Dejvi Bregu dhe Bruno Lulaj u dëmtuan gjatë fazës përgatitore dhe iu desh disa kohë të rikuperoheshin. Vlonjati u rikthye i pari, kurse së fundmi edhe mbrojtësi i qendrës është gati për stafin teknik. Sa i ka nisur përgatitjet me grupin dhe trajneri Shehi mund ta llogarisë për ndeshjet e mbetura.

Futbollisti 24-vjeçar në Korçë ka pasur pak hapësira. Këtë sezon është aktivizuar vetëm në 9 ndeshje, tre prej të cilave i ka nisur nga minuta e parë. Në të shkuarën ai ka luajtur edhe për Laçin, për një sezon e gjysme.

Me kurbinasit ka pasur goxha minuta, teksa numëron 40 ndeshje si titullar. Me bardhezinjtë Lulaj ka arritur të shënojë edhe 3 gola në kampionat. Tashmë ai shpreson që të ketë minuta me Skënderbeun deri në fund të kampionatit.

 

View this post on Instagram

 

Dear ball, i am ready now. ?????

A post shared by Bruno Lulaj (@brunolulaj4_) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *