Babai i Serxhio Agueros, Lionel Kastijo ka folur për të ardhmen e djalit të tij, ku la të hapur mundësinë e rikthimit në Argjentinë në fund të sezonit. Kun Aguero po bën një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Mançester Sitit, është golashënues në Premier Ligë dhe duket çmenduri që ai të mendojë për mbylljen e karrierës.
Megjithatë, i ati i tij pranoi se një gjë e tillë po konsiderohet: “Aguero mund të rikthehet në fund të sezonit te skuadra e Rasing Avelaneda. Aty ka nisur gjithçka. Ka dhe dy vite kontratë me Mançester Sitin, por kjo gjë nuk e pengon atë që të rikthehet që në sezonin e ardhshëm. Kjo gjë nuk varet vetëm prej tij, pasi duhet të flitet me Guardiolën dhe drejtuesit e klubit”, përfundoi Kastijo.