Humor Etike, Elbasani-Turbina nën hetim!

0

U mblodhën për Skënderbeun, por meqë ishte “patate e nxehtë” ose u tepronte koha, vendosën të hetonin dy klube të tjerë, Elbasanin dhe Turbinën!

Perlat e Komisionit të Etikës nuk kanë fund, mjafton të kujtojmë që më parë kanë dënuar portierin e Teutës Alfred Osmani për një estradë në Vlorë, apo dënuan Ilion Likën e Flamurtarit për një ndeshje ku portieri nuk kishte qenë as në fushë e as në stol.

Tani Etika vendos të pastrojë… Kategorinë e Parë, aty ku “është bërë m**i mullar” prej vitesh dhe shohim gallatë në muajt e fundit të çdo sezoni.

Këtë sezon gjysma e ndeshjeve (të paktën) në mars deri në maj ishin tragjikomike, me lojtarë që ecnin në fushë dhe i kërkonin ndonjë birrë arbitrit, por qenka Elbasani-Turbina “nëna e krimit”.

Që ajo ndeshje e luajtur në 30 mars dhe mbyllur 3-1 për Elbasanin ishte një stërvitore, këtë e pamë të gjithë në RTSH, por krejt papritur harrohen spektakli në shumë ndeshje të tjera, apo u harrua që vjet Këpuca e Artë nuk u dha fare nga Federata Shqiptare, me skena të turpshme si ato në Besëlidhja-Mamurrasi 6-7, ku serbi Kosta Bajiç shënonte 6 herë, duke u shpallur shënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë. Ato supergola i vlejtën një transferim në kategorinë e dytë të Kazakistanit, elita e futbollit botëror!

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.