Dortmundi dhe Bajerni i Mynihut dhuruan një ndeshje fantastike gjatë pasdites së djeshme. Pjesa e parë foli për bavarezët, ndërsa Dortmundi reagoi në pjesën e dytë, duke shkatërruar djemtë e Kovaç dhe kthyer dy herë dizavantazhin. Në fund 3-2 për vendasit, me dygolëshin e Rojs dhe golin e Alkaser, që i dhuruan një fitore të madhe verdhezinjve. Diferenca me Bajernin ka shkuar në shtatë pikë dhe për momentin nuk ka më mirë se kaq.
Stadiumi “Signal Iduna Park” ishte i mbushur plot dhe i zjarrtë si gjithmonë. Rivaliteti mes dy klubeve është maksimal dhe në golin e spanjollit Alkaser, tifozët vendas nuk e kanë mbajtur veten. Ata kanë lëshuar birrë pafund, duke lagur Rumenigen, administratorin e deleguar të Bajernit, dhe Uli Hënes, presidentin e Bajernit.
Një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer dyshes bavareze, të cilët janë befasuar nga gjesti i tifozëve, por këta të fundit ishin në qiellin e shtatë dhe po shijojnë një moment të mrekullueshëm. Dortmundi i tyre i sheh të gjithë ekipet e Bundesligës nga lart dhe kjo është një krenari e madhe.