Tirana u mposht një ditë më parë nga Kastrioti, në një ndeshje që pati shumë polemika. Një penallti e dhënë në fillim të takimit ishte vendimtare, ndërkohë që tanimë te Tirana janë të detyruar të mendojnë për sfidën e radhës në shtëpi me Laçin.
Në kampin bardheblu u zgjuan në momentin më të mirë, pasi kishin nisur të ëndërronin edhe për vendin e katërt. Një fitore me krutanët realisht do i bënte një kandidat potencial për atë pozicion. Gjithsesi gara është e hapur dhe Tirana do kërkojë kthesën që në ndeshjen e radhës me Laçin.
Problem për trajnerin Ardian Mema janë mungesat në mesfushë, pasi dy prej titullarëve të këtij sezoni janë të pezulluar me kartonë. Kapiteni Erando Karabeci, por edhe Toni Mauexhe, me kartonët e verdhë që morën ndaj Kastriotit humbasin ndeshjen me kurbinasit.
Sytë janë nga Asion Daja, i cili dy ndeshjet e fundit ka munguar për shkak dëmtimi. Pushimi i kampionatit i jep kohën e duhur për t’u rikuperuar dhe besohet se do të jetë i gatshëm për lojë. Gjithashtu ka edhe një rikthim, pasi Marvin Turtulli e shleu pezullimin prej kartonëve dhe kundër Laccit mund të luajë.