Humbja e fundit ka qenë fatale për të ardhmen e trajnerit të Fiorentinës, që u mposht në shtëpi përballë Frozinones. Stefano Pioli ka dhënë dorëheqjen, ndërsa drejtuesit duhet të gjejnë trajnerin e ri.
53-vjeçarit i përfundonte kontrata me ekipin nga Firence në fund të sezonit. Ky ishte sezoni i dytë që Pioli drejtonte Fiorentinën. Ecuria e dobët në rezultate e javëve të fundit ka sjellë ndarjen mes palëve.
Fiorentina nuk fiton në kampionat prej shtatë ndeshjes (e fundit përballë Spalit në transfertë 1-4) dhe renditet në vendin e dhjetë në kampionat me 39 pikë. Ekipi ka një shans për të dalë në Europë dhe për të fituar trofe këtë sezon. Fiorentina ndodhet në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.
Ndeshja e parë kundër Atalantës në shtëpi është mbyllur në barazim 3-3. Sfida e kthimit zhvillohet me datë 25 prill. Eusebio Di Françesko është një nga emrat më të përfolur për t’u ulur në stolin e ekipit viola.