Humbasin Salihi e Grezda, tifozët e Reinxhërs godasin anësorin

Një fundjavë aspak pozitive për Hamdi Salihin dhe ekipin e tij. Nojshtadi humbi në shtëpi përballë Riedit me rezultatin 0-3, ndërsa shkodrani u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes, por pa arritur të gjejë golin. Ekipi i Salihit ndodhet në vendin e 11-të në kuotën e 12-të pikëve, nëntë më pak se kryesuesit e BW Linz.

Humbje dhe për Gllasgou Reinxhërs, që humbi në transfertë përballë ekipit të Livingstonit me rezultatin 1-0. Menga shënoi golin e fitores për vendasit, ndërsa Eros Grezda ishte i pranishëm në stol. Trajneri Xherard vendosi të mos i jepte asnjë minutë gjakovarit, ndërsa kjo humbje e mban Reinxhërsin në vendin e gjashtë me 11-të pikë, shtatë më pak se kryesuesit e Hartsit.

Një fitore historike për Livingston, që arrin të triumfojë përballë Reinxhërs pas 16 viteve. Gjatë ndeshjes së sotme ndodhi dhe një episod negativ, ku tifozët e Reinxhërs goditën anësorin e ndeshjes.

 

Pa pikë e ka mbyllur dhe Donis Avdijaj i Uillem II, që u mposht në transfertë me De Gras’shafin me rezultatin 2-1. 22-vjeçari ka luajtur gjatë të gjithë takimit, por pa arritur të ndihmojë ekipin e tij që të shmangë humbjen. Uillem II e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë, pas daljeve me të kuqe të Akainak në minutën e 18-të dhe Palasios në minutën e 64. Miqtë ishin të pafat, pasi Ljuis shënoi autogol një minutë përpara fundit, duke i dhuruar tre pikët vendasve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *