Çelsi i fiksuar pas Hazard-ëve, interesohet për 15-vjeçarin

0

Çelsi këtë sezon duket se ka marrë një fytyrë të re, pasi dhe në drejtim të bluve ka ardhur Mauricio Sarri. Këtë sezon londinezët e shikojnë veten ende të pamposhtur, dhe mbajnë vendin e tretë në Premier Ligë, me vetëm dy pikë më pak se Liverpul dhe Siti.

Meritë për këtë fakt ka edhe Eden Hazard, i cili po bën paraqitje mbresëlënëse. Hazard ka 3 vëllezër të tjerë dhe që të tre janë futbollistë. Torgan Hazard është i njohur, pasi ka disa vite që po aktivizohet në Gladbah tek Borusia. Këtë sezon, belgu numëron 5 gola pas 6 ndeshjesh, duke qënë një ndër më të rëndësishmit për klubin e tij. Para se të kalonte tek Gladbahu, Torgan ka qenë pjesë e Çelsit.

Vëllai tjetër i Eden dhe Torgan është Kilian Hazard. Ky i fundit gjithashtu ka pasur një të kaluar të Çelsit dhe aktualisht është në pronësi të bluve, por aktivizohet si i huazuar tek Cercle Bryzh në Belgjikë. Përvec Torgan dhe Kilian, Eden Hazard ka dhe një vëlla tjetër, më të voglin e familjes Hazard. Është pikërisht Etan Hazard, 15-vjeçar, i cili luan për Tubize në Belgjikë, në qytetin e tij ku dhe jeton.

Çelsi duket se kërkon të ketë një tjetër pjestar të familjes Hazard në ekipin e tij. Drejtuesit e bluve të Londrës po mendojnë seriozisht për ta pasur në ekip 15-vjeçarin Etan, i cili ka aftësi mjaft të mira teknike dhe thuhet se ngjason shumë me Eden. Në qoftë se ky interesim do të konkretizohej me një transferim të mundshëm, Etan Hazard do të bëhej i katërti Hazard që do të firmoste për Çelsin. Një rastësi që zor se mund të ndodhë ndonjëherë tjetër në historinë e futbollit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.