Huliganët e Legias keqtrajtojnë Sadikun me shokë!

Kriza e Legia Varshavës në kampionat ka bërë që tifozeria ultrase dhe, më veçanërisht, huliganët, të shpërthejnë kundrejt skuadrës, pra futbollistëve. E gjitha kjo, sipas medieve polake, në parkingun e stadiumit “Mieski” në Poznan, ku skuadra ku aktivizohet Armando Sadiku u mund me rezultatin e thellë 3-0.

Sapo kanë lënë stadiumin dhe janë ngjitur në autobus, lojtarët e Legias dhe stafi teknik kanë parë një grupim huliganësh me fytyrat e mbuluar që kanë shkuar te dera e autobusit dhe i kanë kërkuar që të zbresin nga ai për t’u ballafaquar, por lojtarët kanë qëndruar në automjet, duke mos dalë nga frika dhe të terrorizuar, por tifozët nuk janë ndalur me kaq dhe kanë hyrë brenda autobusit, duke goditur me shuplaka dhe grushte lojtarët, mes tyre më veteranin Aleksandër Vukoviç.

E gjitha kjo e shkaktuar nga kapoultrasi me nofkë “Staruch”, që më pas ka kërcënuar: “Nëse edhe ndeshjen tjetër luani kështu, do të vijmë sërish!”. Një kërcënim i vërtetë. Më pas, janë larguar, teksa nuk është lajmuar policia, që ka thënë se “deri tani nuk kemi marrë asnjë denoncim”. Klubi hesht, por duket se të dielën në mbrëmje ka ndodhur diçka e rëndë. Sakaq, disa lojtarë po mendojnë të prishin kontratën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online