“Faji i Moxhit, Juliano i paaftë!”, Starova i quan edhe lojtarët surrogato!

Sulejman Starova rikthehet të flasë dhe këtë herë lëshon helm mbi drejtuesit e Partizanit, merkaton dhe trajerin Mark Juliano, duke e quajtur “të paaftë dhe nata me ditën në krahasim me Sormanin dhe Agostinelin”. Starova, ish trajneri i Partizanit, reagon nga facebook i gruas së tij, duke iu përgjigjur një statusi të profesorit Përparim Kabo, prej kohësh pjesë e organigramës së kuqe. Starova shpërthen ndaj lojtarëve, duke i quajtur surrogato, por nuk ndalet me kaq… Ja mesazhi i plotë:

“I dashur lime! Po të përgjigjet miku yt Starova që nuk mban fb. Alma ma dha cel që të lexoj. E kuptoj shqetësimin tënd, arsyeja për gjendjen e mjerueshme, për fat të keq, është Big Luciano (Moxhi). Ai që largoi Torasën, Cetkovic, Ramadani, Mazrekaj, për Ekuban tha sështë problem se gjej më të mirë si edhe Juliano duke mos njojtur kampionatin. Ka sjellë vetëtre surrogato lojtar: Shahinas, Herrera, një mbrojtës si dhe mbajti dy futbollistë surrogato të sjellë për kupat e Europës: Basrak dhe Mustafai, që pe sot. Shqiptarët trajnerë e sollën në 4 vjet Partizanin në krye. Tani miku im Demi është bërë shumë i madh, të 10 futbollistët e ardhur janë shkaku i katastrofës. Për sa i përket Julianos, të them me kompetencë që është i paaftë. Sormani është si nata me ditën, Agostineli po ashtu. Të përqafoj suli!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online