Huazime pa fund, tani Siti ia shet Lionit mbrojtësin e Belgjikës

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Olimpiku i Lionit ka bërë një goditje të rëndësishme në mbrojtje, sepse ka blerë nga Mançester Siti mbrojtësin Xhejson Denajer, i cili ka firmosur kontratë 4-vjeçare.

Qendërmbrojtësi belg, i cili ka luajtur 8 herë me kombëtaren e vendit të vet, transferohet te Lioni për 10 milionë euro, duke përfshirë 3.5 milionë në bonuse.

23-vjeçari ka qenë pjesë e Mançester Sitit për gjithë karrierën si profesionist, por nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare me Qytetarët.

Huazim te Seltiku në 2014/15, më pas te Gallatasaraj, Sandërlend dhe sërish Gallatasaraj sezonin e fundit. Gjithnjë titullar, por jo aq i mirë sa për të qëndruar tek Siti, që e ka shitur përfundimisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *