Hoxha: Forca jonë grupi, më duket sikur kam vite që luaj këtu

Rustem Hoxha la Kukësin këtë verë, për të kaluar te Luftëtari. Mbrojtësi është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të bluzinjve, duke qenë një lider në mbrojtje.

Hoxha ka folur për “Supersport” duke treguar se e kanë pritur shumë mirë në Gjirokastër. 27-vjeçari ka theksuar se ka besim se kjo situatë ku ndodhet skuadra do kaloj dhe se ai e skuadra do të rikthehen në një pozicion komod, ku jemi mësuar ta shohim Luftëtarin në dy edicionet e fundit.

AMBIENTIMI – “Ndihem shumë mirë, kam gjetur një ambient shumë të mirë. Kam ndier përkrahje nga të gjithë çunat. Jam ambientuar shumë shpejt dhe më duket sikur kam vite te kjo skuadër”.

MBORJTJA – “Kam luajtur mirë si me Rrapon dhe me Jaçiçin dhe nuk mund të veçoj askënd”.

GJENDJA E SKUADRËS – “Ne kemi besim se do dalim nga kjo situatë shumë shpejt. Gjithnjë duke parë ndeshjen e radhës. Do dalim nga kjo situatë dhe do ngrihemi lart. Kemi shumë besim te grupi që kemi, te stafi, te presidenca, nga të gjithë”.

RROCA DHE SHKURTAJ – “Të dy janë lojtarë të rëndësishëm, por te Luftëtari është forca e grupit dhe jo  te individi. Si Rroca dhe Shkurtaj janë lojtarë shumë të mirë, por nuk mund të bëjnë dot pa grupin, por dhe grupi ndihet shumë mirë me ta në fushë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online