Hoxha: E kam eksperiencën për të qenë lider, Greca më i rrezikshëm se Sentamu

Rustem Hoxha po kthehet në një lider te skuadra e Luftëtarit. Mbrojtësi foli pas fitores me Tiranën në “Supersport” në emisionin “Gol pas goli”.

Ndeshja me Tiranën…
Të gjitha ndeshjet që kemi bërë kemi ardhur në rritje, çka na ka dhënë besim, siç erdhi dhe fitorja sot.

Hoxha lider në mbrojtje?
Them se e kam eksperiencën për të qenë lider. Po bëjmë ndeshje të mira bashkë me Janiçiç.

Mungesa e golit…
Nuk po e gjej dot topin, apo nuk po më gjen mua topi. Uroj të shënoj këtë javë meqë luajmë dhe me Teutën.

Sa e vështirë ishte të neutralizojë Sentamun?
Më e vështirë ishte me Grecën, që lëvizte më shumë. Sentamu u largonte dhe nuk kishte shumë rrezikshmëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online