Kampionati holandez i sezonit ka shpallur të gjitha verdiktet e këtij sezoni, Kryefjala mban emrin Ajaks. “Harkëtarët” fituan titullin dhe kupën, ndërsa golashënues u shpallën Tadiç i Ajaksit dhe De Jong i PSV me nga 28 gola.
Së fundmi është zgjedhur edhe futbollisti më i mirë i këtij sezoni. E kush tjetër përveçse Frenki De Jong. 22-vjeçari ishte truri i lojës së bukur të Ajaksit, ndërsa sezonin e ri do ta shijojmë me bluzën e Barcelonës mbi supe.
Çdo top duhej të kishte kontakt me këmbët e tij përpara se të nisej drejt portave kundërshtare. Vizion loje, teknikë, inteligjencë taktike dhe shumë personalitet. De Jong e mbylli kampionatin me 3 gola të shënuar dhe po kaq asiste të dhuruara, por shifrat e vogla nuk kanë shumë rëndësi përballë një lojtari me cilësi të tilla.
OFFICIAL: Frankie de Jong has been named @eredivisie Player of the Season. pic.twitter.com/daHFjc72Kx
— Squawka News (@SquawkaNews) May 17, 2019
Eredivisie ka shpallur edhe formacionin më të mirë të vitit. Bie në sy prania e 7 lojtarëve të Ajaksit, ndërsa 11-ja plotësohet me tre lojtarë të PSV dhe Martin Odegard të Viteshes.
OFFICIAL: The @eredivisie Team of the Year 2018/19. pic.twitter.com/A0gbvSlOFz
— Squawka News (@SquawkaNews) May 17, 2019