Historia | Bajerni e bleu si pasardhësin e Riberisë, tani luan në kategorinë e nëntë

Pakkush mund ta kujtojë, kur afro shtatë vjet më parë, te Bajerni i Myniut mburreshin se kishin blerë një super-talent të së ardhmes. Plot 2 milionë euro të paguara për një lojtar që ishte vetëm 18-vjeçar. Ai quhej Dejl Xhenings.

Në vitin 2011, në shtëpinë e futbollistit të ri trokiti Dietmar Haman. Xhenings e kujton shumë mirë atë ditë. Haman e kiste lavdëruar shumë djaloshin e Tranmere Rovers te drejtori sportiv i gjigandëve bavarezë, Kristian Nerlinger, i cili në atë periudhë ishte në kërkim të një alternative për Frank Riberi.

Për të fituar garën me klubet angleze, bavarezët investuan 2 milionë euro, me shpresën se kishin siguruar një xhevahir për të ardhmen. Por, asgjë nuk shkoi ashtu si duhej dhe ëndrra e adoleshentit u kthye në një makth, që i ka lënë shije të hidhur për gjithë jetën.

Xhenings nuk arriti të përshtatej në Gjermani, e kishte të pamundur të mësonte gjuhën dhe mbi të gjitha nuk dinte të gatuante asgjë. Në shtëpi konsumonte vetëm ushqime gjysmë të gatshme dhe kjo bëri që largësia nga shtëpia të ndihej. Prej situatës së krijuar, djaloshi e ndërpreu kontratën me Bajernin në vitin 2013, pa luajtur asnjë ndeshje me ekipin e parë.

Tashmë, pas pesë vitesh të kaluara mes vuajtjeve, dhimbjeve për atë çfarë mund të kishte qenë, por edhe angazhimeve familjare, djaloshi që u ble si pasardhësi Riberi nga gjermanët, vendosi të rinisë karrierën në ekipin amator të Rankorn Taun, i cili militon në kategorinë e nëntë. Vetëm 25-vjeçar dhe baba i tre fëmijëve, Xhenings u përball me vështirësi ekonomike dhe nevojën për të punuar për të mbajtur familjen.

Djaloshi që dikur merrte leksione futbolli nga një legjendë dhe fitues i Kupës së Botës si Filip Lahm, nuk e kishte shkelmuar topin në tre vitet e fundit. Pasi kishte hipur në çatinë e botës, ai kaloi disa eksperienca të këqija te Barnsli dhe MK Dons. Tashmë, te Rankorn Taun ka gjetur një klub modest, por simpatik dhe një trajner që është gati ta ndihmojë, për të rinisur karrierën profesionale në futboll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online