Higuain në krizë, Milani kërkon zgjidhje

0

Situata te Milani sa vjen e përkeqësohet. Eliminimi nga Europa Ligë dhe paraqitjet e një niveli jo të lartë kampionat kanë bërë që disa nga lojtarët kryesorë të humbin totalisht formën e tyre.

Natyrisht, fajtor nuk mund të jetë vetëm një lojtar apo vetëm trajneri. E vërteta është se dikush që “e merrte për dore” këtë skuadër nuk po e bën më atë gjë. Bëhet fjalë për Gonzalo Higuain, i cili është në “agjërim” sa i përket golave të shënuar. Statistikat janë shqetësuese dhe një kambanë e fortë alarmi. Argjentinasi nuk shënon prej 45 ditësh, fakt ky që e ka vënë në presion shumë atë.

Por, ai duhet të kthehet tek goli dhe jo të vazhdojë të kritikojë të shokët e ekipit. Ndaj Olimpiakos, sulmuesi kishte disa mundësi shënimi, por që nuk i shfrytëzoi. Rasti më i mirë për të lënë pas shpine gjithçka është ndeshja e radhës e kuqezinjve ndaj Bolonjës. Gjithmonë ka një mundësi te dytë dhe te Milan besojnë tek Higuain, por ndërkohë në janar pritet afrimi i një sulmuesi cilësor, ndoshta Ibrahimoviç apo Pato, ndërsa verën e ardhshme do të bëhet bilanci, para se të vendoset a do të blihet përfundimisht Higuain nga Juventusi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.