Higuain kërkon falje, por: Arbitri e di çfarë i thashë

0

Përballja me të shkuarën, kur ndarja ka qenë aspak miqësore, jep një motivim të jashtëzakonshëm, por që shpesh ka efektin e gabuar, sepse motivimi kthehet në presion dhe në nervozizëm.

Gonzalo Higuain këmbënguli të gjuante penallti kundër Juves, e humbi dhe po ashtu humbi toruan në fund, duke dalë me karton të kuq për protesta të tepruara ndaj arbitrit Macoleni, i cili e kishte ndëshkuar me karton të verdhë për një faull ndaj Benatiasë.

Pas ndeshjes Higuain ishte më i qetë, kërkoi falje para ekipit dhe po ashtu para gazetarëve: “Së pari, duhet t’u kërkoj falje skuadrës, trajnerit dhe tifozëve për reagimin e gabuar. Arbitri e di çfarë i thashë, por besoj se ndonjëherë duhen kuptuar momentet e ndeshjes, emocionet. Gjithsesi, vendimi ishte ai, marr përgjegjësinë që më takon”.

“Reagimi? Për mua ishte më parë faull nga Benatia, por arbitri fishkëlleu më pas dhe dha faull pro Juves, duke më dhënë karton të verdhë. Me pas me dha të kuqin, nuk kam ç’të bëj përveçse të kërkoj falje.

“Emocionet? Janë ndryshe kur luan kundër ish-skuadrave, por e shkuara është e shkuar. Mora përgjegjësitë e mia, nuk do ndodhë më. Po humbnim, gabova penalltinë. Nuk jemi robotë, por lojtarë me emocione gjatë ndeshjeve.

“Më vjen mirë që edhe lojtarët e Juves erdhën për të më përmbajtur në ato momente nervozizmi. Si ndeshje shkoi ters, sidomos për mua. Penalltia? Mendova se Shezni do priste, por ai u hodh para kohe. Ai e di si gjuaj dhe bëri një pritje fantastike. Penalltitë i humbet vetëm ai që i gjuan, kisha besim te vetja. Tani të shohim përpara, me kokën lart”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.