Portieri i Teutës, Isli Hidi ka qenë një nga lojtarët më të mirë për ekipin e drejtuar nga Bledi Shkëmbi në gjysmën e parë të sezonit. Gardiani i portës durrsake ka folur për “Supersport”, ku është shprehur:
“Rikthimi në Shqipëri ishte në momentin e duhur. Qetësia që të ofron Teuta është plus. Nuk e mendoja as vetë të ishte Teuta në këto nivele. Si ekip i ri që ishim, me trajner të ri, besoj se deri tani kemi bërë shumë mirë. Shpresoj të vazhdojmë kështu.
Tani kampionati bëhet më i vështirë. Tani nuk na shohin pa pretendimet. Ekipet do na shohin me sy tjetër. Kampionati është i gjatë dhe duhen sa më shumë lojtarë. Po të jenë lojtarë cilësorë, do jetë mirë të vijnë.
Me thënë të drejtën eci me këmbë në tokë, objektivi ka qenë kupat e Europës. Po të vazhdojmë me këto ritme, pse jo të mos synojmë. Europa është sukses, por nëse shkojmë deri në fund kështu dhe të kemi mundësinë të bëjmë diçka më shumë, kjo do ishte ekstra.