Hidetoshi Nakata hap krahun, njihuni me japonezin që kushton 35 milionë euro

0

Për gati dy dekada rekordi i Hidetoshi Nakatës si lojtari më i shtrenjtë aziatik ka ngelur i paprekur. Ish-lojtar i Romës u ble nga verdhekuqtë në vitin 2001 për 29 milionë dollarë, një shumë kjo që ka qenë më larta e paguar ndonjëherë për një futbollist aziatik, deri ditën e djeshme.

Futbollisti që ka thyer rekordin e Nakatës është një emër që shumë pak prej jush mund ta njohin. Shoxha Nakaxhima, sulmuesi i ekipit portugez të Portimonenses është lojtari aziatik më i shtrenjtë në planet, pasi për të janë paguar plot 35 milionë euro.

Blerësi është ekipi i kampionatit të Katarit, Al Duhail, i njëjti klub që pak ditë më parë bleu nga Juventusi mbrojtësin marokene Mehdi Benatia. 24-vjeçari japonez luante prej dy vitesh në Portugali, ku në sezonin e parë kishte regjistruar 10 gola dhe 12 asiste, ndërsa në të sezonin aktual Nakaxhima kishte shënuar pesë gola dhe gjashtë asiste në 13 ndeshe. Për lojtarin kishte interes dhe nga pala angleze Ulverhempton, por transferimi në Premier League dështoi për shkak të kërkesave të larta të klubit portugez.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.