Hëvedes zyrtarizohet, Kedira: Perfekt për Juven

Këtu hyn i vogël dhe del i madh. Është ky mbishkrimi që ndodhet në hyrje të “Knappenschmiede”-s, sektori i të rinjve të Shalkes. Në fillim të kësaj fraze është imazhi i Benedikt Hëvedesit në moshën 8-vjeçare dhe në fund të frazës është po foto e tij me kupën e Botës në Brazil 2014. i bërë kapiten në moshën 23-vjeçare, është ai simboli, figura me të cilën të gjithë tifozët identifikohen. E, megjithatë, në atë sektor të rinjsh kanë kaluar shumë. Nojer, Draksler, Sane, Ozil, sa për të përmendur disa emra. Megjithatë, më karizmatiku ndër ta duket se mbetet Hëvedes. Madje, deri në pikën që “Bild” ka intervistuar Sami Kedirën për blerjen e Juves, teksa ai është shprehur i kënaqur.

GODITJA – Hëvedes ka mbërritur në Torino që mbrëmë. Dhe, ndërmjet huazimit dhe blerjes Juventusi do të paguajë 15 mln euro (3 mln menjëherë dhe 12 në fund të sezonit). Sot ai ka zhvilluar edhe vizitat mjekësore, teksa më pas do të prezantohet. Dhe ai që i ka bërë pritjen e parë ka qenë një tjetër bardhezi gjerman, Sami Kedira: “Kam folur, – rrëfen Sami, -. Jam i kënaqur që ai po vjen. Benedikt është një lider në të gjithë fushën. Mund të jetë i rëndësishëm për ne. Do të na lehtësojë punët edhe sepse mund të luajë në shumë role”. Megjithatë, edhe pse një lojtar ekspert si Hëvedesi do të dojë kohë për t’u ambientuar. “Në Itali stërvitja është shumë intensive. Edhe unë, – vijon Kedira, – në fillim mezi u ambientova. Ajo e Alegrit është stërvitja më impenjuese e jetës sime”. Nuk do të jetë një goditje e tipit Nejmar, apo Dembele, por për Kedirën disa shifra të tilla janë të pabesueshme. “Nuk mund të marr seriozisht këto shifra, – ka vijuar Sami. – Dy vite më parë askush nuk do e imagjinonte se një lojtar mund të kushtonte 222 mln euro, por sot gjithçka është e mundur, nuk më surprizon më asgjë. Më lejon të dyshoj nëse kjo është, ose jo e shëndetshme për futbollin”, ka thënë Kedira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *