“E Drejta Sportive dhe Arbitrazhi: një vështirim praktik mbi çështje të përzgjedhura ligjore”. Ky është “work shop”-i që FSHF ka organizuar ditën e sotme dhe të pranishëm kanë qenë përfaqësues të klubeve të Superiores dhe juristë me emër brenda dhe jashtë vendit.
Nuk mund të mungonte edhe presidenti Armand Duka, i cili është ngacmuar në lidhje me hetimin që UEFA po bën për Luftëtarin. Sigurisht nuk pritej që të lëshonte ndonjë “bombë” kreu i FSHF-së.
“Nuk e di a ka një hetim në lidhje me Luftëtarin, por është normale. Për sa kohë ka aktivitet sportiv, çdo klub apo individ edhe mund të hetohet, edhe mund të dyshohet”, është shprehur për mediat kreu i FSHF-së.