Heroi Çinari: Ne shkodranëve na ecën kundër Tiranës, drejtori parashikoi golat

Erald Çinari shënoi dy gola ndaj Tiranës në derbi dhe u kthye në hero për Partizanin. Xhevahir Sukaj e kishte parashikuar golin, ndërkohë që shkodrani zbulon se edhe drejtori Olsi Rama ia kishte parashikuar diçka të tillë.

“I doli fjala Sukajt, i ktheva edhe reston drejtorit Olsi Rama. Më thoshte ka tre ditë që do shënoja. Sa herë kam luajtur kam dhënë maksimumin. Nuk ma kish marrë mendja që do shënoja dy gola dhe do vendosja derbin. Me thënë të drejtën ne shkodranëve na ecën me Tiranën (qesh)”.

“Kam firmosur kontratë afatgjatë. Drejtuesit kanë besuar tek unë dhe e kam treguar që e kam merituar të jem pjesë e ekipit. Sukajt do i çoj mesazh pastaj, po festonim. Jam munduar të jap maksimumin sa herë kam hyrë. Zgjedhjet janë të trajnerit. Unë do vazhdoj njëlloj, ai vendos”, tha Çinari në lidhjen direkte në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online