Hërkaç gjen ekip të ri, por varet nga Hasanbelliu

Teuta është nisur drejt Ohrit, ku do të zhvillojë fazën përgatitore. Largimet nga ekipi kanë qenë disa, ndërkohë që momentalisht ka një çështje për t’u zgjidhur dhe ajo lidhet me mbrojtësin Ante Hërkaç. Lojtari në fjalë nuk është rikthyer në Shqipëri dhe tashmë mes palëve po diskutohet për ndërprerjen e kontratës.

Deri më tani nuk ka një marrëveshje mes qendërmbrojtësit dhe drejtuesve të Teutës. Prej kohësh Hërkaç ka nisur përgatitjet me Shiroki Brijeg, klub nga edhe ka dalë si futbollist. Boshnjakët nuk kanë arritur dot ta regjistrojnë lojtarin për ndeshjet në kupat e Europës, pasi është ende nën kontratë me durrsakët.

Futbollisti 26-vjeçar ka bërë një sezon të mirë në Superiore sezonin e shkuar, ndërkohë që ka edhe një vit kontratë me durrsakët. Me shumë mundësi në Durrës nuk do ta lejojnë largimin e Hërkaç pa një dëmshpërblim. Nga mbrojtësit e sezonit të shkuar ka mbetur në ekip vetëm Silvester Shkalla, pasi Bilali i është bashkuar Shkupit, kurse Dajan Shehi është huazuar te Kastrioti.

Gjatë kësaj periudhe nën urdhrat e Bledi Shkëmbit është vënë edhe Jurgen Vogli, mbrojtësi peqinas që e mbylli sezonin te Egnatia, kurse më parë është aktivizuar edhe me Shkumbinin e Elbasanin. Gjithashtu ka luajtur edhe në Gjermani. Ka edhe një rikthim: Amer Duka, i cili vjet ishte te Laçi, do të jetë sërish pjesë e durrsakëve. Objektivi tjetër për prapavijën është Atanda, i cili mund të bashkohet me skuadrën javën e ardhshme, ose pas përfundimit të fazës përgatitore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online