Zidan kthehet te Juventusi?

Zinedin Zidan është pushim, pas largimit nga Reali i Madridit në fund të sezonit të shkuar, por ka arritur marrëveshjen për t’u bashkuar me stafin teknik të Juventusit, për të punuar si drejtor në krah të drejtorit sportiv Fabio Paratiçi.

Të paktën kështu raporton gazeta online Libertad Digital në Spanjë, që e bën të sigurt kthimin e Zizusë në Torino.

Zidan e mori drejtimin e Realit në janar 2016 dhe ka fituar 3 herë rresht Ligën e Kampioneve, para se të vendoste të largohej, duke u zëvendësuar nga Julen Lopetegi.

Kthimi te Juventusi nuk do ishte ndonjë befasi e madhe, sepse bëhet fjalë për një marrëdhënie që ka një histori të vjetër, me ish-mesfushorin që ka luajtur te Juventusi për 5 vite (2 tituj kampionë, dy finale të humbura në Champions), derisa u shit për një shifër rekord prej 77.5 milionë eurosh te Reali i Madridit.

Sipas Libertad Digital, Zidan do të marrë me vete edhe të birin, Luka Zidan, sezonin e shkuar portier i tretë te Reali.

Natyrisht, një lajm i tillë duket edhe si një kambanë alarmi për Maks Alegrin, sepse trajneri bardhezi do të ndihej nën presion me Zidan nga pas, por për AS Juventusi ka mohuar prerë, duke shtuar se në pozicionin e përfolur është Pavël Nedved.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online