Një vit pa futboll, nuk ka asgjë më të keqe për një futbollist 22-vjeçar, në hapat e para të një karriere mjaft premtuese.
I ka ndodhur Herdi Prengës, qendërmbrojtësit të talentuar të Shqipërisë U-21.
Prej vitesh pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, verën e shkuar Prenga hyri në vitin e fundit të kontratës dhe refuzoi të rinovonte. Një konflikt që e la pa futboll prej shtatorit të shkuar, sepse as në janar nuk arriti të lirohej.
Tani, i lirë në treg, Prenga ka firmosur për Interin e Zapreshiçit, sërish në elitën kroate, me synimin për t’u rikthyer në formë perfekte, para se të tentojë një hap më lart.