Tierri Henri pritet që shumë shpejt të nisë karrierën si trajner. Së fundmi u përfol për të marrë drejtimin e Aston Vilës në “Championship”, por tanimë është një pistë tjetër më intriguese për ish-sulmuesin francez.
Monako është në kërkim të një trajneri dhe për momentin sipas “Sky” Henri ka dalë jashtë gare për pankinën e klubit angleze, që po tenton të zëvendësojë Stiv Brus. Xhon Terri është kthyer në një kandidat për të drejtuar Aston Vilën.
Sa i takon Henri, ai pati një eksperiencë me Belgjikën si zëvendëstrajner gjatë botërorit “Rusi 2018”, ndërkohë që këtë verë iu lakua emri edhe për të pasuar Arsen Vengerin tek Arsenali. Gjithsesi ai nuk e pa veten gati për një përgjegjësi aq të madhe.