Hazard e thotë hapur: Kam qenë tifoz i Francës

Kapiteni i përfaqësueses belge ka zbuluar se në fëmijëri ka qenë një tifozi i flaktë i përfaqësueses franceze më të cilën do të ndeshet sot për të përcaktuar skuadrën e parë finaliste të Botërorit “Rusi 2018”.

Hazard e justifikon këtë me faktin që Belgjika në të shkuarën nuk ka qenë një ekip i niveleve të tanishme,  dhe Franca ishte dukshëm superiore.  “Unë dhe vëllezërit e mi kemi qenë tifozë të Francës. Belgjika në ato kohë ka pasur lojtarë të mirë, por rezultatet mungonin, ndërsa te Franca ishte krejt e kundërta, pasi ata u shpallën kampion të Botës në vitin 1998”, thotë 27-vjeçari.

Një foto që po bën xhiron e botës është ajo ku Hazard shfaqet me vëllezërit e tij të veshur me uniformën e Francës. Belgu e shpjegon në këtë mënyrë: “Në ato vite nuk ishte si sot që mund të çdo fanellë në internet ose në dyqane sportive. Të gjeje fanella të Belgjikës e sidomos për fëmijë ishte shumë  e vështirë, ndërsa ato të Francës ishin me shumicë”.

Në fillimet e karrierës së tij, ku aktivizohej me skuadrwn e Lilës, Hazard tërhoqi vëmendjen e federatës franceze, por në fund ai zgjodhi të refuzonte ofertën e “Gjelave” dhe vijoi karrierën në arenën kombëtare me atdheun e tij Belgjikën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online