“Hasani në Europian? Marrim paketë nga UEFA”, Rama për shortin me Bazelin: Për të dalë kampion eliminohen më të fortët

Olsi Rama është i ftuar në studion e emisionit “Euro Magjia” në “RTSH”, ku përpos Kampionatit Europian gjen kohën të flasë edhe për Partizanin. Drejtori i të kuqve konfirmon se është arritur akordi për rinovimin me Jurgen Bardhin si dhe bën të ditur emrin e parë që do të zbarkojë në kryeqytet. Bëhet fjalë për Herald Markut, i cili pas një sezoni mjaft pozitiv me Vllazninë do të provojë të lërë gjurmë edhe me Partizanin, ekip me të cilin do të firmosë ditën e nesërme.

“Afrim i ri? Jurgen Bardhi, është një nga shtyllat e Partizanit. Edhe Marku ka qenë lojtar i Partizanit te U19, kështu që njësoj është. Nesër firmosim me Markun. Nuk ishte e thjeshtë, por një gjë është e bukur, që Marku përveç lojtar i mirë është edhe njeri i mirë. Është burrëror, kur e jep fjalën e mban. Ashtu si edhe unë.

E dinim që ishim në vazon e ekipeve të forta, është hera e dytë që shkojmë në  Moldavi, mbas 2 vitesh. Kundërshtari ynë ka fituar Kupën, vjet bëri një paraqitje dinjitoze. U eliminua nga Partizani i Beogradit. Sherifi i Tiraspolit është gjenerali i futbolit moldav. Sigurisht që unë e shoh Partizanin të favorizuar. Bazeli? Nqs do të dalësh kampion duhet të eliminosh skuadrat e forta. Edhe ne do konkurojmë me Bazelin dhe të mundohemi të japim më të mirën. Kanë një buxhet më të mirë vijnë nga një kampionat më i fortë. Do mundohemi të japim më të mirën, është një shtysë më e madhe dhe për djemtë.

Pjesëmarrja e Hasanit në Europian? Është një paketë që marrin klubet nga lojtarët që kanë në Europian. UEFA bën llogaritë për ditët e qendrimit dhe më pas shpërndan të ardhurat. Nga Alban Hoxha herën e kaluar Partizani ka marrë një shumë. Nga ana ekonomike dalim me fitim, po nuk e morëm për këtë arsye. E morëm për anën sportive“, është shprehur Olsi Rama./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online