VIDEO/ Çfarë gabimi ka bërë Milani! Pasimi i bukur nga mesfusha dhe e ndjek për të shënuar, goli i parë i Loca-telli

Manuel Locatelli është surpriza më e madhe që vjen nga Italia e këtij Europiani. Mesfushori i dalë në Seria A nga Milani do të bënte jehonën fillimisht me kuqezinjtë duke treguar përveç aftësive të mira dhe grintën e adhurueshme për fanellën që nuk shihet shpesh. Por drejtuesit e kuqezinjëve do ta shihnin si të tepërt për ta dërguar tek Sasuolo. Kjo ishte historia e largimit të një lojtari që ishte aq shumë i lidhur me fanellën, e që nga ana tjetër nuk ndaloi me rritjen e nivelit. Locatelli vazhdoi me të njëjtin pasion për të bërë detyrën e tij në mënyrën më të mirë dhe benefitet po i fiton Italia.

Absolutisht që flitet për mesfushorin kyç të kësaj Kombëtare. Në ndeshjen e sotme kundër Zvicrës që u fitua 3-0, Locatelli ka shënuar dy gola. Realizim i pari meriton vëmendjen kryesore për faktin se pasi lojtari i Sasuolos dha pasimin e bukur nga mesfusha do ta ndiqte aksionin për të mbërritur te porta kundërshtare dhe për të tundur rrjetën. Vetëm dy ndeshje mjaftojnë për të thënë me siguri se këtë lojtar nuk do ta shohim sërish me fanellën e Sasuolos në sezonin e ardhshëm. Thjeshtë…”Loca-Telli”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online