Harrohet gjithçka për një ditë të veçantë! Festë te Partizani, trajneri Daja: Dhuratën e dua ndaj Tiranës

Partizani nuk është një moment të mirë, teksa të kuqtë nuk kanë marrë ende fitoren e parë në pesë javë. Por në stërvitjen e sotme atmosfera ishte pozitive dhe kishte vend për festë pasi trajneri Daja feston datëlindjen e 55. Urimet kanë ardhur nga i gjithë stafi dhe mediat e pranishme, por tekniku i të kuqëve kërkon një dhuratë me vlerë dhe të shtyrë në kohë.

“Ndihem si në ditën e parë kur kam nisur punën si trajner, është një jetë e mbushur me futbollin. Dhuratat i kemi javë për javë pas çdo ndeshjeje. Dhuratën e vërtetë të 55-vjetorit shpresoj ta marr në derbi. Shpresoj që sfida ndaj Tiranës të jetë ndeshja e kthesës për ne”, u shpreh Daja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online