Luajti për Manchester United, u përjashtua nga Kombëtarja i dehur, pëlqente jetën e natës dhe…u kthye në prift!

Shumë futbollistë që mbyllin karrierën e tyre zgjedhin që të vazhdojnë rrugën në sport duke u kthyer në trajner, gazetarët, ekspertë në media dhe gazetar. Por rasti i ish-futbollistit të Philip Mulryne, që dikur ka luajtur edhe me Manchester United, është shumë i veçantë. Një lojtar aspak i disiplinuar që zgjedh të kthehet në prift.

Në moshën e vogël Mulryne kishte mundësinë që të luante me ekipin e djajve të kuq që drejtohet nga Ferguson. Pasi bëri disa ndeshje me gjigandët anglez, duke parë konkurrencën e madhe dhe yjet që kishte në përbërje, trajneri ia bëri të qartë se duhej të priste radhën e tij që të kishte mundësinë për të luftuar për fanellën e titullarit. Kjo nuk i pëlqeu Mulryne që u transferua te Norëich, duke luajtur për 140 ndeshje dhe duke shënuar 18 gola, për ta ndihmuar ekipin për t’u ngjitur në Premier League.

Sjellja e tij nuk ishte aspak e disiplinuar. Ai pëlqente makinat e shtrenjta, daljet jashtë në jetën e natës dhe shumë kohë i merrte shoqëria me vajzat e bukura. Gjithashtu në atë kohë do të lidhej edhe me modelen Nicole Chapman. “Kam kaluar shumë kohë te Norëich. E mbushja kohën time me shumë gjëra. Blija nga katër makina në vit sepse mërzitesha dhe doja më tepër”.

Gjithashtu në 2005 do të ishte në kryefjalën e mediave të Irlandës së Veriut. Mesfushori që asokohe ishte 27-vjeç, nisën që të pinin alkol dhe e humbën stërvitjen e parë pasi ishin të dehur duke u kthyer në hotel në orën tre të natës. Kjo nuk i pëlqeu trajnerit të Kombëtares, Sanchez, që mori vendimin për ta kthyer në shtëpi dhe që nga ajo kohë, Mulryne, nuk luajti më kurrë për Kombëtaren.

Më pas nisi edhe kthesa e madhe e tij, që tanimë është kthyer në prift. “Unë punova në një qendër për të pastrehët në Castle Street, u bashkua me Legjionin e Marisë dhe fillova të shkoj në meshë rregullisht dhe të lexoj më shumë rreth asaj pse besojmë atë që besojmë, jo vetëm që e pranojmë atë. Cili është kuptimi i mësimeve të besimit dhe ungjillit?

E gjeta të pasuruar dhe për herë të parë ndjeva kënaqësi sepse mënyra e jetesës në futboll nuk të mbushte, asgjë nuk ishte kurrë e mjaftueshme dhe nuk isha kurrë plotësisht i lumtur, gjithmonë argëtohesha shumë, por kishte ankth tek unë”, tha Mulryne duke shpjeguar zgjedhjen e rrallë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online